Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkitektët mund ta gjejnë lirinë në periferitë e qyteteve

Prishtinë, 4 korrik – Në bazë të një studimi të një grupi të arkitektëve dhe urbanistëve të huaj qytetet e Kosovës, si pasojë e historisë së fundit janë zgjeruar në periferi që mbeten problematike, por në të njëjtën kohë edhe si hapësira që mund të krijojnë mundësi për ndërtime publike.

Kosovën po e konsiderojnë si “laborator i kushteve urbanistike”. Duke shtjelluar dhe analizuar hapësirat periferike të Kosovës, apo atë që e quajnë “sprawl” (zgjerim i pakontrolluar i hapësirës urbane), ky grup i arkitektëve e ka krahasuar këtë dukuri me Zvicrën, duke gjetur kështu të përbashkëtat e të dyja vendeve.

Arkitekti dhe urbanisti Ibai Rigby, prezantoi hulumtimet mbi këtë çështje në ligjëratën e tij të titulluar “Parallel Sprawl/Learning from Prishtina”. Të njëjtin titull mban edhe punëtoria, e cila tashmë ka filluar të mbahet në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë i cili zyrtarisht u hap të hënën.

Rigby ka treguar se ai bashkë me ekipin e tij, eksplorimin për këtë çështje e nisën në periferitë e Zvicrës për t’u zgjeruar më pas edhe në Kosovë.

Për të dhënë një qasje më kritike dhe për të analizuar dukurinë e “sprawl”, pas tij në skenën e “Kino Armata”, e cila së fundmi u funksionalizua për ngjarje kulturore, u ngjit filozofi Agustín Casalia.

Edhe “Urban Sprawl” për lëvizjet që prodhuan zgjerimin kaotik të qyteteve Kulturë “Urban Sprawl” për lëvizjet që prodhuan zgjerimin kaotik të qyteteve

“Leximi që ekspertët i bëjnë fenomenit të suburbanizmit, por edhe qytetit, urbanizmit, është i shumëfishtë dhe shumëformësh. Shumicën e kohës këto imazhe janë kontradiktore. Sipas tij,‘Sprawl’, mund të thuhet se është më shumë term verbal.

Një lidhje mes Kosovës dhe Egjiptit e ka bërë edhe ligjëruesja e radhës. Charlotte Maltherre-Barthes, ligjeratën e saj e bazoi në konceptin egjiptian të “sprawl”, më saktësisht në Kajro, pas shfaqjes së disa fotografive ku shihen ndërtimet në periferi të Kajros (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).