Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkeologët ende pa të dhëna për gjetjet afër Kaçanikut

Arkeologët ende nuk kanë të dhëna konkrete për gjetjet e rastit në afërsi të Kaçanikut, që ishin hasur në mesin e muajit korrik gjatë zgjerimit të rrugës.

Gërmimet për hulumtimin e hapësirës, që nuk gëzon mbrojtje ligjore dhe nuk është e listuar si aset i trashëgimisë kulturore, qenë paralajmëruar se do të bëheshin dy javë pas gjetjes. Por përderisa ka kaluar një muaj e gjysmë, ato ende nuk kanë nisur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të temperaturave të larta, Instituti Arkeologjik i Kosovës ende nuk ka dërguar ekip për të bërë hulumtime që do të rezultonin me të dhëna konkrete për tri gropat paralele me strukturë tullash të pjekura, që shtrihen në 60 centimetra gjerësi.

Ato janë hasur në fshatin Kotlinë të Kaçanikut dhe sipërfaqja e tyre ishte konsideruar shumë e vogël për të shërbyer si mostër identifikimi. Për këtë arsye edhe ishin paralajmëruar gërmime arkeologjike dhe ishin ndërprerë punimet e rrugës në atë pjesë. Por deri më tani, e vetmja punë që është bërë aty, është izolimi i hapësirës ku është hasur kjo strukturë.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, ka thënë se javën që vjen pritet të hapen sondat për t’u testuar saktë se për çfarë bëhet fjalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.