Në kohën e Luftës së Ftohtë, të folmet arbëreshe u bënë feneri i gjuhës shqipe në Perëndim. Pikërisht në mjediset arbëreshe kishte lindur për herë të parë ideja për një gjuhë të njësuar për të gjithë shqiptarët.
Në katedrat universitare të Italisë Jugore, kërkimet në albanistikë prej vitesh po avancohen nga profesori John Trumper. Dikur gjuhë e kolegjeve të njohura në Itali, sot arbërishtja nuk është e sigurt me statusin e saj: edhe ajo është përfshirë në listën e gjuhëve të rrezikuara sipas UNESCO-s, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto ishin disa nga përfundimet e studiuesve në ditën e dytë të konferencës shkencore ndërkombëtare “Studimet Albanistike në Itali”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Të mërkurën paradite, seanca e parë nisi me kumtesën e gjuhëtarit amerikan Victor Friedman, i cili kishte ardhur enkas nga Universiteti i Chicagos.
E afishuar në projektor, një fotografi e rrallë e viteve ‘50 që tregonte Eric Hampin dhe gruan e tij, Margot, në një nga fshatrat arbëreshe, ka shërbyer si pikënisje e kumtesës së Friedmanit.
Sipas profesorit nga Chicagoja, kërkimet e Hampit për arbërishten kanë bërë që ajo të përfshihej në hartën e gjuhësisë indoevropiane.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)