Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ansambli “Shotë Galica” nga Drenasi fiton çmimin kryesor në festivalin “I këndojmë Lirisë”

Në Klinë përfundoi Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë Lirisë”, që u mbajt me 6, 7 dhe 8 qershor.

Çmimin kryesor “Mujë Krasniqi”, të edicionit të 18-të të këtij festivali, e ka fituar ansambli i këngëve dhe i valleve “Shotë Galica” nga Drenasi.

Këtij ansambli, çmimin ua dorëzuan, Rifat Jashari, nga familja Jasharaj dhe Halil Krasniqi, babai i komandant Mujë Krasniqit, transmeton kp. 

Shaqir Hasi, udhëheqës i këtij ansambli thotë se është i kënaqur dhe ndjehet krenar që e kanë fituar çmimin Mujë Krasniqi.

“Diçka të veçantë kemi sjellë në këtë festival, duke bërë përpunim të këngëve të teksteve për Mujë Krasniqin të marra nga baladat kushtuar Komandant Kapuçit që janë të pa përsëritura deri më tash. Vetëm kënga ‘Herët në mëngjes’ është e pa përpunuar”, shprehet Hasi.

Ndërkaq, vendin e dytë juria profesionale e kishte vendosur që të ja ndajë AKV “Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti, të cilëve çmimin ua dorëzuan kryetari Komunës së Klinës, Zenuna Elezaj dhe nënkryetari, Besim Hoti, kurse çmimin e tretë e ka marrë Ansambli Polifonik “Longjeria” nga Gjirokastra.

Çmimin e publikut e fitoi Shoqëria Kulturore Artistike “Malsori” e Gjonajt të Hasit.

Edhe Çmimin “Mujë Krasniqi” e fitoi ansambli “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi Kulturë Çmimin “Mujë Krasniqi” e fitoi ansambli “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi

Juria profesionale, në përbërje prej Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, Burim Krasniqi, kompozitor-producent, Mehmet Xhemajli, dhe Gjon Frroku, kantautor.

Nga 15 çmime, sa ndahen në këtë festival, juria ndau edhe çmimin e veteranit të festivalit, grupit më të kompletuar, interpretuesin e vallen më të mirë, instrumentistin më të mirë, valltarin e ansamblin më të kompletuar, si dhe çmime të tjera.

Drejtori i festivalit Dibran Fylli, theksoi se janë të impresionuar me pjesëmarrjen, që sipas tij ishte e paparashikueshme, e bashkë me këtë edhe me numrin e grupeve që përformuan në këtë festival.