Moti i paqëndrueshëm herë me diell e herë me reshje të shiut që e ka përcjellë pesë ditë festivalin ndërkombëtar të animacionit “Anibar” në Pejë, i ngjasonte edhe temës së trajtuar në edicionin e 9-të, barazisë gjinore e cila gjithashtu është e paqëndrueshme në shoqërinë tonë.
Edhe të enjten mbrëma, pikat e shiut nisën të përzihen me ngjyrat e dritave që dilnin nga objektivi i projektorit tek lagnin edhe pëlhurën e ekranit të madh. Por ato drita u ndalën dhe dikush nën ombrellë e dikush nën xhaketat e hapura mbi kokë, të rinj meshkuj e femra bashkë, lanë kinemanë e hapur, për t’ia mësyrë asaj “Jusuf Gërvalla” ku pastaj u shfaqën 13 filmat në të dy kategoritë garuese. Ikja së bashku vajza e djem ndër ombrella e xhaketa, si krejt të barabartë dhe pa paragjykime e stereotipa gjinorë, përqafonte edhe mesazhin e këtij edicioni, i cili arriti të përçojë këtë javë frymën e barazisë gjinore.
Në mesin e tyre që prisnin të ndalej shiu, ishte edhe rioshja Rezolita Gorani, e cila po vështronte moshatarët e sa që po iknin nga parku. “Konsideroj se shoqëria jonë ka nevojë për më tepër aktivitete të tilla për të promovuar barazinë gjinore, sepse duhet të jemi të barabartë. E motoja e këtij edicioni vërtet ka qenë shumë e qëlluar. Tamam i përshtatet edhe aktualitetit në shoqërinë tonë, që në vazhdimësi kërkohet barazi gjinore”, thotë ajo.
Imazhi që ka dhënë sivjet festivali ndërkombëtar i animacionit “Anibar” është në sinkron me moton që ka pasur sivjet, një thirrje e qartë për barazi gjinore. Së paku për aq ditë sa zgjat, ka dhënë shembullin e asaj se si do të dukej një vend ku respektohet barazia gjinore, ani pse shoqëria kosovare është ende larg prej saj, prej ndryshimit të mendësisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ekspozita “Net/Rrjet” shënon edicionin e 13-të, sonte në “Express”
-
“Peja Jazz Festival” nëpër nuancat e traditës vendore e ndërkombëtare
-
“Kosovarja” – homazh për fuqinë dhe rezistencën
-
Festivali e Panairi i Librit për Fëmijë – imazhi i një brezi që lexon
-
“Maratona e dizajnit” me kreativitet në mbrojtje të ambientit