Një talent në kufijtë e gjeniut, Amarildo Ruçi i kthehet befas pikturës pas një shkëputje prej 7 vitesh. Diçka e mistershme ndodh në vetëdijen e tij kur bie përsëri në kontakt me shtëpinë ku ruan kujtimet e ëmbla të fëmijërisë, në ishullin Andros të Greqisë. Mediat kanë nisur interesin për këtë djalë të ri, tek 25 vjeçët, realizon vepra arti me gishtërinj. Në këtë ngutje për të arritur sa më shpejt tek imazhi që ka në imagjinatë, rend përtej durimit kur koha luan me finalen, deri në firmosjen e punimeve jo në kaligrafi, por me shenjën e gishtit të madh.
Në studion e emisionit “Dikush” në “Gazeta shqiptare.al”, Ruçi pikturon atë që moderatorja Anilda Kaçaçi dhe e ftuara tjetër, trajnerja e taekwondosë, Fabjola Brahja, nuk e shohin në normalitetin e bisedës; një vazo me lule, për kënaqësinë e vajzave, krahasuar me një vazo plot me trëndafila nga Amarildo. Në fund ai gjen rastin të japë një mesazh të fortë për të rinjtë, duke thënë: “Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk është e pamundur!”