Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, të kryesuar nga kryetarja Zenepe Luka.
Për kontributin e tyre në kuadër të këtij fondacioni, aktoret Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, si dhe kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.
Sipas komunikatës së dërguar nga zyra për informim presidentit, kryetarja e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka, duke folur për aktivitetin e këtij fondacioni, ka thënë se janë munduar gjithnjë të promovojnë kontributin e gjithanshëm të gruas shqiptare në fushën e kulturës, shkencës, artit dhe shoqërisë.
-
Helena Kadare dekorohet me medalje presidenciale
-
Tafa dekorohet me Medaljen presidenciale të meritave për krijimet letrare
-
Osmani dekoron me Medalje Presidenciale të Meritave, Michael Rothin
-
Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale profesorët Krasniqi e Bashota
-
Thaçi do ta dekorojë Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave