Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ahmeti: Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” u kthye në Qendër Edukativo Arsimore "Ibrahim Kodra"

Piktori i ndjerë Ibrahim Kodra, është konsideruar ndërkombëtarisht si një nga artistët më të mëdhenj shqiptar.

Për këtë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë një shkrim në Facebook me ç’rast ka falënderuar kryetarin e AKR-së Behxhet Pacollin për insistimin e tij që pasuria kulturore nga po ky shkrimtar të mbetet në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra para vdekjes ka lënë një numër veprash dhe një fondacion për tu shpenzuar në arsimimin e fëmijëve. Ky fondacion në të cilin është Z. Behxhet Pacolli ka kërkuar nga komuna e Prishtinës që këto piktura të vendosen në Prishtinë në një objekt ku edhe do të zhvillohen aktivitete edukative”.

“Sot, Kuvendi Komunal aprovoi propozimin tonë, që ish ndërtesa e Bibliotekës Hivzi Sylejmani të kthehet në Muze/Galeri/Qendër Edukativo Arsimore Ibrahim Kodra, ku do të ekspozohen veprat e këtij autori të madh shqiptar, dhe do të kemi mundësi të zhvillojmë aktivitete tjera arsimore bashkë me fondacionin”.

“Falenderoj Z. Pacolli që ka insistuar që kjo pasuri të mbetet në Prishtinë”, është shkrimi i kryetarit Shpend Ahmeti.