Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Aga” i Lendita Zerqiraj, pjesë e programit të filmit në Lituani

Prezantimi para selektorëve të festivalit e po ashtu edhe agjentëve të shitjes e distribuimit të filmit, është një rast i mirë për rrugëtimin e filmit “Aga”.

Ky film debutues në metrazh të gjatë i Lendita Zeqiraj është përzgjedhur në mesin e 23 projekteve të tjera që të prezantohet në programin “Meeting Point”, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Vilnius “Kino Pavaris”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Producenti i filmit thotë se kjo mund t’i paraprijë suksesit të filmit pasi që shërben si platformë që ndihmon në zhvillimin ose finalizimin e projekteve filmike. “Aga” bashkë me filmat e tjerë prej datës 27 deri më 29 të muajit mars do ta prezantohen para programerëve të festivaleve, producentëve, agjentëve dhe distributorëve.

Drama “Aga” flet për një djalosh 9-vjeçar, i cili jeton në një strehimore grash së bashku me nënën. Qëllimi i tij jetësor është ta gjejë babanë, të cilin nuk e ka njohur kurrë... Krejt kjo histori shpaloset përmes një kaste me aktorët kosovarë: Arti Lokaj, Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Meli Qena, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)