Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Africa” e grupit “Toto” jehon në shkretëtirë

Londër, 16 janar - Shkretëtira më e vjetër në botë është bërë “nikoqire” e njërës prej këngëve më të dëgjuara të të gjitha kohëve, hitit “Africa” të grupit “Toto”. Artisti nga Namibia, Max Siedentopf, ka vendosur një instalacion në shkretëtirën e Namibisë, në shenjë respekti për këtë klasik të muzikës pop. Kësisoj, kënga “Afrika” kthehet në Afrikë.

Hiti i vitit 1982 është fitues i katërfishtë i diskut të platiniumit, por njëherësh edhe kënga më e dëgjuar e vitit 2017 me 440 milionë shikime në “YouTube”

Siedentopf i ka thënë BBC-së se instalacioni është punuar asisoj që kënga mund të emetohet pandërprerë. Bateritë solare e bëjnë të mundur që kënga të jehojë “përhershëm” në shkretëtirë. Por cila është arsyeja që e bën këtë këngë fort të pëlqyer në internet?

Hiti që zgjat gati pesë minuta është bërë i popullarizuar edhe në pop-kulturën e ditëve të sotme.

“Kam dashur ta lëshoj këngën në shenjë nderimi për të, por edhe që ta sjell fizikisht ‘Afrikën’ në Afrikë”, ka shpjeguar artisti 27-vjeçar. “Disa e duan e disa thonë se është instalacioni zanor më i keq i të gjitha kohëve. Mendoj se edhe ky është alamet komplimenti”.

Ai ka zgjedhur një vend të harruar në Shkretëtirën e Namibisë, 55 milionë vjet e vjetër, që të vendosë gjashtë altoparlantë të lidhur me MP3 Player, me vetëm një pikë muzikore në të. Shkretëtira e Namibisë është shkretëtirë e madhe në jugperëndim të Afrikës. Emri “Namib” në gjuhën name ka kuptimin “e madhe” dhe me të vërtetë shkretëtira zë hapësirë të madhe rreth 50 mijë kilometra katrorë, duke u shtrirë përgjatë Oqeanit Atlantik me rreth 1.600 kilometra.

Edhe Zbulimet e fundit tregojnë a ka qenë Sahara gjithmonë shkretëtirë Kuriozitet 7 muaj më parë Zbulimet e fundit tregojnë a ka qenë Sahara gjithmonë shkretëtirë

Siedentopf ka thënë se shpreson që kjo këngë do të dëgjohet në atë vend edhe 55 milionë vjet.

“Shumicën e pjesëve të instalacionit i kam përzgjedhur asisoj që të jenë sa më rezistuese, por jam i sigurt që thatësia përreth, në fund do ta dëmtojë instalacionin. Deri atëherë vetëm adhuruesit më të flaktë të grupit ‘Toto’ do të mundë ta gjejnë këtë thesar midis rërës”, ka thënë Siedentopf/ BBC.