Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Adelina Canolli, mjeshtre e teknikës laps në letër

Mjeshtëria e saj artistike dallohet në portrete.

Portretet e personaliteteve të njohura publike, por edhe familjarëve të saj, u ngjasojnë atyre të shkrepura me aparat fotografik, raporton KOHA.

Por Adelina Canolli, nëpërmjet teknikës laps në letër po realizon vepra arti që kanë marrë vëmendje të madhe.

Artistja me prejardhje nga Prishtina, e që jeton në Angli, thotë se rrjetet sociale janë mundësi e mirë për ta ekspozuar punën artistike.

Canolli është shpërblyer me çmime ndërkombëtare dhe puna e saj është ekspozuar në organizime të ndryshme në Evropë.

Ajo po planifikon edhe një ekspozitë personale në Prishtinë.

Adelina Canolli i ka kryer studimet për art në “Leeds Arts University”.

Artikuj të ngjashëm