Kulturë

Aborigjenët përdornin bumerangë të modifikuar

Kërkimi më i ri nga shkencëtarët e Universitetit Griffith dhe atij të Cape Townit ka gjetur dëshmitë e para gjurmësore të natyrës shumëfunksionale të bumerangëve të drunjtë australianë

“Vendgrumbullimet litike në Australi përmbajnë një numër të madh mjetesh të rindrequra”, ka thënë autorja Eva Martellott nga Qendra Kërkimore për Evolucionin Njerëzor në Universitetin e Griffithit tok me kolegët e saj. “Pavarësisht këtij fakti, megjithatë, dëshmitë materiale dhe studimet mbi mjetet e ndrequra që përdoreshin për të krijuar këto teknologji janë të kufizuara, veçmas sa u përket përdorimit të tyre për buçima”.

“Dëshmi të tërthorta të gjetura në literaturën etnografike sugjerojnë se gjërat e drunjta – sidomos bumerangët – përdoreshin shpesh të përmirësuar”.

Në këtë studim, studiuesit kanë analizuar gjurmë mikroskopike në sipërfaqet e 100 bumerangëve të vjetër nga pjesë të ndryshme të Australisë.

Image
Shenja rindreqje janë identifikuar në 26 për qind të bumerangëve të qëmtuar nga Martellotta dhe ekipi i saj, dhe ishin krahasuar me gjurmët e vëna re në sipërfaqet e veglave të eshtrave në Evropë (Foto: Martellotta)

Duke e përdorur metodën për gjurmë, ata ishin në gjendje të shihnin më qartë se për cilat qëllime qenë përdorur bumerangët nga aborigjenët australianë në të kaluarën.

“Jo të gjithë bumerangët ktheheshin prapa. Shumë prej tyre përdoreshin për gjueti dhe qëllime lufte, kurse ata që ktheheshin ishin shpesh lodra fëmijësh ose përdoreshin për lojëra apo qëllime mësimore”, ka thënë Martellotta. “Ne kemi gjetur shenja specifike të lidhura me bërjen e këtyre veglave të gurit. Këto shenja nuk janë të reja në arkeologji – ato janë identifikuar edhe në fragmente eshtrash në vende arkeologjike në Evropë. Këtu, neandertalët i përdornin ato për të ndryshuar formën e veglave të gurit, duke filluar prej 500 mijë vjet më parë”. Sipas saj, gjetjet e tyre përbëjnë identifikimin e parë gjurmësor të bumerangëve të drunjtë që përdoreshin për krijimin e veglave të gurit në kontekste të ndryshme aborigjene, dhe thekson natyrën shumëqëllimore të veglave të përditshme si bumerangët në kulturën aborigjene.