Në 90 vjetorin e vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit, këtë të shtunë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mori pjesë në organizimin e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit.
Ai bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të këtij subjekti fillimisht vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka kujtuar Atë Shtjefën Gjeçovin, i cili sot 90 vjet më parë u vra.
Në postimin e faqes zyrtare të LVV-së njoftohet se lideri i kësaj partie, të shtunën ka qëndruar në Zym të Hasit, ku tha se Atë Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës shqiptare dhe kishte grumbulluar thesarin e traditës sonë, ndërsa duke përkujtuar atë vendi ynë mund të ecë sigurt para.
Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Sot janë mbushur 90 vjet prej vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit. Të shtunën, kryetari Albin Kurti bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje qëndroi në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”. Paraprakisht ata vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua. Në fjalën e tij, kryetari Kurti, përveç tjerash, tha: “At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës sonë. Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara.”
-
Kronika zgjedhore / Në prani të Kurtit, mbështetësit e VV-së shpërfillin masat anti-COVID
-
Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë
-
LVV-ja kërkon votën e grave për fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje
-
Kurti në Deçan: 9 shkurti është ditë referendumi dhe jo zgjedhjesh
-
Kurti në Shtime premton memorial të masakrës së Reçakut si në Prekaz