Kulturë

Nesër është Dita Botërore e Teatrit

Me shfaqje dhe mesazhe artistike të ndryshme nesër shënohet në gjithë botën Dita Botërore e Teatrit.

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror - INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.