Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka kujtuar betejën e zhvilluar në Mashkullore dhe udhëheqësin e saj çlirimtar, Çerçiz Topulli.
Rama thotë se kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920
“Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores. Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920. Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar”, shkruan Rama, transmeton kp.
-
Rama: Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale në Oktorberfest”
-
Rama thotë se Masakra e Reçakut mbetet përjetësisht gur themeltar i Kosovës si shtet
-
Rama kujton komandantin Adem Jashari në 68-vjetorin e lindjes së tij
-
555 vjet nga vdekja e kryeheroit Skënderbeu
-
Rama flet për “nacionalizëm qesharak”, por në vitin 2018 mburrej me festën e Xhakës e Shaqirit