Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama thotë se Masakra e Reçakut mbetet përjetësisht gur themeltar i Kosovës si shtet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në 25 përvjetorin e saj.

Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka nderuar viktimat duke thënë se ky krim ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Rama ka shtuar se kjo ngjarje është gur themeltar i Kosovës shtet.

“Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, ka shkruar ai.