Kulturë

Kohë e re

Njerëz! Të të gjitha profesioneve dhe ideve, gazetare e gazetarë, akademike e akademikë, intelektuale e intelektualë, profesoresha e profesorë dhe të gjithë ju të tjerët që keni për të dhënë a shtuar diçka!

Ne, njerëzit e thjeshtë! e kuptuam me kohë se ku jemi, po e shohim me sy se kah po shkojmë, dhe po e ndiejmë me shpirt atë çfarë po ndodh! Të arrijmë në përfundim se kemi sistem kriminal e të korruptuar, gjithëpërfshirës në vend, këtë e kanë kuptuar tani edhe fëmijët në shkolla e çerdhe...

Të kuptojmë se kush janë përgjegjësit kryesorë edhe këtë e kemi mësuar dhe kuptuar në kohë. Bile po i mësojmë edhe rrënjët që i kanë këto struktura, dhe po i njohim me kohë edhe emrat dhe mbiemrat, bile edhe këngëtaret e preferuara që kanë këta pakurrizorë.

Tash, të gjitha mediat ankohen! Shkruajnë për ata që janë përgjegjës për gjendjen! I përsërisin me qindra herë ato të bëmat e këtyre hienave. Na i paraqesin me fotografi në ballinat kryesore. Kjo shkon aq larg, saqë ne jemi "zbutur" në qëndrimet tona, duke na u mbyllur rrugët nga këto vërshime. Pasi që paraqitet vetëm një rrugë njëkaheshe e cila në të njëjtën kohë ka vetëm një drejtim, dhe këtë me hyrje mbrapa! (Opinionin plotë nga Shuk Orana mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)