Kulturë

Kur mungon atdheu

1. Më mirë mos ta them. Njeriu nuk ka frikë nga frika. Armiku e ka para pasqyrës. Me njëfarë qytetërimi të panjohur po kërkohet: Një nënë tjetër. Një babë tjetër. Një muzikë tjetër. Dhe, një heshtje tjetër.

Nëse nuk besoni ejani në vete. E di se kurrkujt nuk i pëlqen ta pranojë, shkruan Rexhep Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Përtej këtij rrëfimi ka edhe shumëçka tjetër. Besuam se do të bëhet mirë. Sa për turp nuk ka më turp. Pasi të flasin edhe kafshët do ta kuptojmë.

Me afërsinë dhe largësinë mes njerëzve, pa fytyra e pa ëndrra, me pak fjalë: do t’i afrohemi Mbretërisë së Panjohur. Botës së Çudirave. Për ta gjetur veten. Për ta humbur veten. Bota e egër na hyri në gjak. Nga heshtja e fjalëve të pathëna...

2. Sa për pyetje nuk kam më pyetje. Të gjithë kanë të drejtë. Edhe pse nuk i kam të gjitha letrat, horrllëqet po i shoh. Ky besim i pagdhendur shkon edhe më larg. Është budallallëk të flasësh nëse askush nuk të dëgjon. Në Rrafshin e Kosovës është e tepërt të kuptohet diçka më shumë. Pasqyra e të çmendurve u çua në këmbë.

Nëse dyshoni përdoreni heshtjen për të thënë diçka më shumë. Kur çdo gjë shkon ngadalë, jetën e fillojmë me këngën popullore “Aty kemi çdo gjë që e kemi harruar dhe çdo gjë që e kemi humbur”. Me ëndrra më të mëdha se bota dhe më të besueshme se fjala. Me çmimin e vdekjes i kemi paguar të gjitha historitë. Ky art tani është në modë.

Më mirë mos ta them se çka po pres. Kemi edhe hajna të pulave që po na shiten si patriotë. Në kohën e njerëzve pa Zot! Nuk po di si po i mban kjo tokë. S’ka Zot që i ndal. Pafytyrësia s’ka se ku ta gjejë fytyrën. I mjerë populli çka po pret. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)