Këndimet italiane të operave janë shtuar në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, raporton BBC.
UNESCO njoftoi se po përfshin artin katër shekullor, që përzien kostumet, dramën dhe muzikën, nën kategorinë e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Opera italiane u zhvillua në fund të viteve 1500-ta dhe në fillim të viteve 1600-ta në Firence, në oborrin e familjes Medici.
Këndimet e operës i bashkohen gjërave tjera të famshme italiane, si shembull prodhimi i picave dhe artit të ngjitjes në maje të Alpeve, që janë futur në listë.
“Ky është një konfirmim zyrtar i asaj që ne e dinim tashmë: këndimi i operës është një përsosmëri botërore”, tha ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano.