Kulturë

“Okarina” e Kosovës depërton në Indi në emër të Shqipërisë

Filmit “Okarina” me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të Albana Mujës i është dashur të bëjë kompromis për origjinën
 

Filmi i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës planifikohet ta vazhdojë rrugëtimin ndërkombëtar. Në Indi nuk është pranuar si i tillë shkaku që ky vend nuk e njeh Kosovën. Ka garuar nën emrin e Shqipërisë. I tillë është regjistruar edhe në ueb-faqen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Indi që është mbajtur në Goa, shtetin më të vogël të Indisë për nga sipërfaqja që gjendet në bregun jugperëndimor të saj. Qendra Kinematografike e Kosovës e ka lejuar këtë prezantim, për shkak të diplomacisë kulturore në një vend që nuk e ka njohur Kosovën

Kinematografia vendore jo rrallë është sfiduar nga politika. Veçmas në vendet që nuk e njohin Kosovën. Filmit “Okarina” me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të Albana Mujës i është dashur të bëjë kompromis për origjinën duke u prezantuar si film i Shqipërisë. Në Indinë që nuk e njeh Kosovën, edhe është dhënë premierë botërore duke garuar në kategorinë e regjisorëve debutues.

Filmi i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës planifikohet të vazhdojë rrugëtimin ndërkombëtar. Në Indi nuk është pranuar si i tillë, ka garuar nën emrin e Shqipërisë. I tillë është regjistruar edhe në ueb-faqen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Indi që është mbajtur në Goa, shtetin më të vogël të Indisë për nga sipërfaqja që gjendet në bregun jugperëndimor të saj.