Mbi 16 mijë franga në monedha metalike janë sekuestruar të shtunën në pikën kufitare në Han të Elezit.
Policia ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar në një veturë e cila drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ato janë gjetur nën ulëset e veturës në qese plastike.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë. Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për ‘Falsifikim të parasë’”, thuhet në njoftim.
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Para të falsifikuara në Ferizaj, ndalohen dy shtetas të huaj