Kulturë

Çmimi “Booker” për “Këngën e Profetit” në tirani

“Kënga e Profetit” e Paul Lynchut është vlerësuar si një vepër që jehon dhunën në Palestinë, Ukrainë dhe Siri, dhe përvojën e të gjithë atyre që ikën nga vendet e shkatërruara nga lufta
 

Romani i autorit irlandez, Paul Lynch, i vendosur në një Dublin imagjinar që zhytet në një tirani të drejtuar nga të djathtit, fiton çmimin e madh letrar

Autori irlandez, Paul Lynch, ka marrë çmimin “Booker 2023” për romanin e tij të pestë “Prophet Song” (“Kënga e Profetit”), i cili zhvillohet në një Irlandë imagjinare që po zhytet në tirani. Libri u përshkrua si një roman “që të copëton shpirtin dhe është i vërtetë”, duke “kapur ankthet shoqërore dhe politike të momentit”, sipas kryetares së jurisë, Esi Edugyan.Novelistja kanadeze, Edugyan, e cila ka qenë dy herë në listën e ngushtë për çmimin “Booker”, ka dhënë Lynchut çmimin “nuk ishte unanim dhe u vendos me

diskutime dhe runde të shumta votimesh që zgjati rreth gjashtë orë”, të shtunën.