Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se djegia e shkollës së parë shqipe në Ferizaj është krim, e përgjegjësit, ka deklaruar se duhet të përballen me drejtësinë.
Çeku ka shkruar të martën në Facebook se kontrata për restaurimin e këtij objekti ishte nënshkruar javën e kaluar. Ai ka thënë se objekti do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”.
“Gjimnazi i vjetër ‘Ismail Qemali' në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, ka shkruar ministri i MKRS-së.
LEXO EDHE: "Do ta mbrojmë gjimnazin, shkaktarët e djegies të bëhen publikë"
Artikuj të ngjashëm
-
Rinis restaurimi i monumentit të djegur në Ferizaj, hetimet vazhdojnë
-
Monumenti i djegur në Ferizaj gati i restauruar, ende pa destinim
-
Çeku: Muzeu në Gjakovë do të kthehet në gjendjen origjinale, do ta funksionalizojmë sërish
-
Ministri i Kulturës te monumenti i djegur: Qyteti, më shumë sesa qendra tregtare
-
Digjet monumenti në Ferizaj, hetime për zjarrvënie në nisje të restaurimit