Në diskursin publik nga përfaqësues të Qeverisë, respektivisht nga ministri Hoxhaj, është theksuar se Kosova ka siguruar votat për anëtarësim në UNESCO, por duhet të plotësojë edhe disa gjëra. Këto gjëra qenkan: Ligji për liritë fetare, Ligji për trashëgimi kulturore dhe disa vendime për kishat ortodokse serbe, shkruan Arsim Canolli në numrin e sotëm të “Koha Ditore”.
Nëse i analizojmë me nge, kemi argumente të themi se asnjëri nga këto ligje nuk do të duhej ta kushtëzojë pranimin tonë në UNESCO dhe asnjë vendim për kishat ortodokse serbe nuk duhet të plotësohet për të marrë vota në UNESCO, veç nëse kërkohet vota e Serbisë dhe e Rusisë. Pse? Kosova ka Ligj për liritë fetare që nga viti 2006. Ka pasur shumë kritika për këtë ligj dhe pas disa tentativave për ta plotësuar ligjin e ri në vitet e fundit duket se ka pasur pengesa në proces, dhe ligji nuk ka kaluar.
Arsyeja kryesore e thirrjes për ligj të ri për liri fetare është mundësia e formimit të bashkësisë së re fetare, përnjohja e bashkësive fetare me status juridik, mundësia për të hapur llogari bankare, për të regjistruar pronë dhe lehtësuar aspekte të tjera logjistike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.