Në mbrojtje të të drejtave autoriale të fotografive të tij – botuar pa autorizim në një libër shkollor – fotografi i njohur Arian Mavriqi ka zgjedhur që kësaj çështjeje t’i japë zgjidhje nëpërmjet gjykatave. Betejën e parë e ka fituar.
Gjykata Komerciale ka vendosur masë të sigurimit sa i përket procedurës kontestimore, ku fotografi Mavriqi ka paditur një shtëpi botuese për përdorim të fotografive të tij pa të drejtë të autorit. Mavriqi, fotograf e xhirues i njohur i botës së egër shtazore, po ashtu kishte kërkuar masë të sigurimit deri në përfundim të çështjes kontestimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy rast është i pari që vendoset masë e sigurimit prej që në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta më 2011. Mavriqi pretendon se një shtëpi botuese ka përdorur fotografitë e shkrepura prej tij në një libër shkollor në lëndën e gjeografisë. Sipas Aktvendimit të publikuar nga Mavriqi, shtëpisë botuese i është ndaluar ribotimi i librit dhe shpërndarja deri në zgjidhjen e procedurës kontestimore.