Kulturë

Vdiq kompozitori Vinçenc Gjini

 

Ka vdekur kompozitori i shquar Vinçenc Gjini. Sipas njoftimit të familjes, Gjini vdiq të enjten në Istër të Kroacisë ku jetonte prej vitit 1992. Ai ishte 87-vjeç.

I lindur në Ferizaj më 1935 Gjini do të studionte për muzikë. Pas përfundimit të studimeve në Beograd ai qe pedagog i shquar dhe kompozitor me gamë të gjerë të krijimtarisë në muzikën klasike. Kishte fituar disa çmime përfshirë edhe atë për vepër jetësore “Niketë Dardani” nga Ministria e Kulturës.