Posta e Kosovës ka vendosur t’ia dedikojë një pullë postare këngëtares me renome botërore Dua Lipa.
Nga nesër pullat e reja postare me imazhin e Dua Lipas do të dalin në qarkullim.
Pulla e re postare u promovua në një ceremoni të shtunën.
"Është një ndër i madh për mua. Do të vazhdoj të punoj në çfarëdo mënyre që mundëm për ta ngritur Kosovën sa më lartë", ka thënë Lipa.