Kulturë

Panairi i Librit në Ulqin zhvendos vëmendjen e turistëve te letërsia

Panairi Ulqin
Sivjet ishin gjithsej 45 shtëpi botuese që i kanë renditur librat e tyre të zhanreve të ndryshme për libërdashësit e për vizitorët e këtij qyteti. Një ditë përpara se të përfundonte rrugëtimi i sivjetmë prej pesë ditësh i Panairit të Librit, organizatorët kanë ndarë çmimet për veprat të cilat janë vlerësuar si më të mirat sa u përket prozës, letërsisë për fëmijë, përkthimit më të mirë e zhanrit “non fiction”
 

Është pikërisht një nga ngjarjet që Ulqinit nuk ia lë veç namin bregdetar, por edhe traditën 21-vjeçare të organizimit të ekspozitës më të madhe të librit. Sivjet ishin gjithsej 45 shtëpi botuese që i kanë renditur librat e tyre të zhanreve të ndryshme për libërdashësit e për vizitorët e këtij qyteti. Një ditë përpara se të përfundonte rrugëtimi i sivjetmë prej pesë ditësh i Panairit të Librit, organizatorët kanë ndarë çmimet për veprat të cilat janë vlerësuar si më të mirat sa i përket prozës, letërsisë për fëmijë, përkthimit më të mirë e zhanrit “non fiction”.

Sivjet çmimi për prozë apo për letërsinë për të rritur, “Liburnia” shkoi për romanin “Gruaja që deshe”, e cila e shkruar nga autori Ridvan Dibra është vlerësuar nga kritika letrare si një libër që të bën për vete që në rreshtat e pare, përmes ikjes nga përditshmëria e portretizimit të gruas si qenie të lirë.