Kulturë

Realiteti për Manastirin e Deçanit s’e bind “Europa Nostran”

“Një vit pas publikimit të kësaj liste, arsyet kryesore për përfshirjen e këtij lokaliteti të Trashëgimisë Botërore në Rrezik edhe në listën e 7 monumenteve më të rrezikuarve të ‘Europa Nostras’ kanë mbetur të vlefshme”, ka shkruar “Europa Nostra” të mërkurën

Gjatë e kanë pritur institucionet kompetente të Kosovës vizitën e përfaqësuesve të organizatës “Europa Nostra”. E ajo u realizua tek tash, më shumë se një vit prej se Manastirin e Deçanit e futi në listën e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Rrezik. Por edhe në takimin me ta, përfaqësues institucionesh vendore s’i kanë bindur dot se përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë “nuk është e drejtë e pabazuar në argumente profesionale që s’reflektojnë pasqyrën reale”, siç citohej t’u ishte thënë në fund të javës së kaluar përfaqësuesve të kësaj organizate, që në Kosovë erdhën në përbërje prej shtatë vetash.

 

Për vendimin që mori vitin e kaluar bazuar në raporte institucionesh nga Serbia, “Europa Nostra” tek tash doli në terren. Por delegacioni i kësaj organizate s’u bind dot nga ajo që pa në terren. Manastiri i Deçanit në Kosovën, së cilës i referohet me fusnotë, vazhdon të mbetet në listën e monumenteve në rrezik, pasi “arsyet kryesore... kanë mbetur të vlefshme”. Për ekspertë të kësaj fushe, “Europa Nostra” s’e bën hesap realitetin dhe kësisoj po e humb kredibilitetin

Gjatë e kanë pritur institucionet kompetente të Kosovës vizitën e përfaqësuesve të organizatës “Europa Nostra”. E ajo u realizua tek tash, më shumë se një vit prej se Manastirin e Deçanit e futi në listën e monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Rrezik. Por edhe në takimin me ta, përfaqësues institucionesh vendore s’i kanë bindur dot se përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë “nuk është e drejtë e pabazuar në argumente profesionale që s’reflektojnë pasqyrën reale”, siç citohej t’u ishte thënë në fund të javës së kaluar përfaqësuesve të kësaj organizate, që në Kosovë erdhën në përbërje prej shtatë vetash.

Qenë zëvendëspresidenti ekzekutiv i “Europa Nostras”, Guy Clausse, anëtari i bordit, Laurent Lévi-Strauss, anëtarja e Këshillit, Lida Miraj, sekretarja e përgjithshme, Sneshka Quaedvlieg-Mihailoviq, koordinatorja Lorena Aldana Ortega dhe dy konsulentë të Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, Lourdes Llorens Abando e Romualdo Massa Bernucci. Shtatëshja, të mërkurën pasdite, disa ditë kreu vizitat dhe takimet, doli me një deklaratë të prerë: “Një vit pas publikimit të kësaj liste, arsyet kryesore për përfshirjen e këtij lokaliteti të Trashëgimisë Botërore në Rrezik edhe në listën e 7 monumenteve më të rrezikuarve të ‘Europa Nostras’ kanë mbetur të vlefshme”.