Kur skenari i tij, para tre vjetësh, doli një nga fituesit e konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Dren Zherka mund të mos e ketë menduar që “Eho e heshtur” do të ishte e zëshme.
Prej filmit të shkurtër, që mori përkrahjen e shtetit më 2014, projekti i tij filmik do të shndërrohej në film të gjatë. E titullin e shkurtoi në “Eho”, shkruan sot “Koha Ditore”. Me debutimin e tij në film të metrazhit të gjatë, Zherka e bëri një kthesë të rëndësishme në karrierën si filmbërës.
I dhënë premierë vitin e kaluar, filmi tashmë ka bërë rrugëtimin e vet në festivale të ndryshme. Mbarë ka nisur edhe rrugëtimi i Zherkës në film të gjatë.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, regjisori që jeton ndërmjet Kosovës e Gjermanisë e ka zbërthyer në detaje rrëfimin prapa “Ehos”, duke gërmuar thellë në procesin e ndryshimit e transicionit në Kosovën e viteve të pasluftës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.