“Jo mure”

“Jo mure”

22 July 2017 14:07

Muri te Sartri na rezulton si vend ku institucione të caktuara shoqërore, në mënyrë cinike, u japin fund jetëve njerëzore, gjakftohtësisht, me një urdhër të vetëm: ”Zjarr!”

Ai mbetet i palëvizshëm, i papërshkueshëm dhe kufi i fundit, pas të cilit nuk ka asnjë mundësi që njeriu të arratiset, në çfarëdo lloj forme apo mënyre, që t’i shpëtojë vdekjes, shkruan Xhelal Llonçari, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Muri është vendi ku përplaset individi me institucionet e shoqërisë, kjo përplasje do të jetë fatale, sepse është fund i pashmangshëm i ekzistencës dhe i “cogito ergo sum”-it. “Muri” e thekson aspektin arbitrar të situatës në të cilën gjendet populli, si dhe absurditetin e përpjekjeve të tyre për t’u marrë në mënyrë racionale me to.

Krejt të kundërtën e sheh “Pink Floyd” në “Murin” e vet të albumit muzikor, të edituar më 1979. Ai si zakonisht, në jetën e përditshme, si të gjithë ne, e sheh murin si diçka që të mbështjellë, si diçka që të ndanë, të izolon dhe të mbron nga bota.

Fati i keq i tij me familjen, si dhe përplasjet e vazhdueshme me shoqërinë, e shtyjnë atë ta ngrejë murin rreth vetes, ashtu që të izolohet nga bota e jashtme, bile edhe nga publiku i vet, e përkundër kësaj, traumat e vazhdueshme e detyrojnë atë të vendosë “Edhe një tullë në mur”. Sidoqoftë, krejt në fund të albumit, mendja e shëndoshë e “urdhëron” ta rrënojë murin, gjë të cilën ai e bën në këngën "Outside the Wall". (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme