Kulturë

“HAPU” vajton tokën për ta shkundur njeriun

Kaltrina Miftari me fustan të gjerë të gjelbër ka marrë rolin e tokës. Bashkë me artisten Agnes Nokshiqi janë bërë zë i vajtimit të tokës dhe mesazheve për reflektim

“Vajtimi i tokës” me muzikë te Donika Rudit e performancë të Kaltrina Miftarit e Agnes Nokshiqit mat pulsin e natyrës, e cila përditë e më shumë cenohet nga njeriu. Performanca me vargje të Doruntina Bashës bëhet një me tokën, sjell tingujt e saj, gjëmimet. Fut edhe gjuhën e shenjave dhe krejt bashkë bëhet thirrje për ndërgjegjësim dhe është në harmoni me moton e “HAPU” të sivjetmë “A jemi në tokë të bukës?”

Pa ceremoni, pa bileta dhe përcaktim të ulëseve, publiku krejt natyrshëm e ka zënë hapësirën e ndriçuar në Parkun e Qytetit në kryeqytet. Si një ftesë për dashamirët e tokës, ujit dhe ajrit ka ardhur mbrëmja e parë që ka hapur edicionin e tetë të festivalit të artit në hapësirë publike – “HAPU”.

Kaltrina Miftari me një fustan të gjerë, me një metër më tepër se gjatësia e saj, ka marrë rolin e tokës. E veshur në të gjelbër, bashkë me artisten Agnes Nokshiqi janë bërë zë i vajtimit të tokës dhe mesazheve për reflektim. “Vajtimi i tokës” e kompozuar nga Donika Rudi ka ardhur te publiku në ambient të hapur. Ky kompozim përmban një cikël të veprave audiovizuale kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në tokë.