Kulturë

Një nga xhamitë më të hershme gjendet në shkretëtirën e Izraelit

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një xhami të rrallë antike në jug të vendit, për të cilën zyrtarët e antikiteteve thanë se hedh dritë mbi kalimin e rajonit nga krishterimi në islam, shkroi të mërkurën The Guardian.

Mbetjet e xhamisë, që besohet se janë më shumë se 1200 vjet të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për të ndërtuar një lagje të re në qytetin beduin të Rahatit, tha në një deklaratë Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA).

Xhamia, e vendosur në shkretëtirën Negev, kishte një dhomë katrore dhe një mur kah drejtimi i Mekës, tha IAA-ja.

“Këto artefakte unike tregojnë se ndërtesa ishte përdorur si xhami”, tha autoriteti.

Xhamitë dhe gjërat e tjera të gjetura ndriçojnë “procesin historik që ndodhi në veri të Negevit me paraqitjen e një besimi të ri – fesë islame”, tha IAA-ja në deklaratë.

Islami u përhap gjerë në rajon në pjesën e parë të shekullit 7.

IAA ka thëne se xhamitë e gjetura në Rahat do të ruhen në lokacionet e tyre aktuale, si monumente historike apo si vende aktive lutjeje.