Ka filluar renovimi i teatrit të kukullave “Dodona”në kryeqytet, raporton KTV .
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se së shpejti pritet të hapet konkursi për një Bord të ri Drejtues të këtij teatri dhe shtoi se me këtë hap shpresojmë të fillojë një etapë e re për këtë institucion kulturor”. Ndërsa drejtori i kulturës, Besart Vllahinja deklaroi se synohet të arrihet kontrolli, transparenca dhe llogaridhënia e mjeteve publike që inkasohen nga institucionet e kulturës, përfshirë këtu edhe teatrin “Dodona”.
Punimet e renovimit të këtij teatri do të kryhen nga “EroProjekt” dhe do të kushtojnë 60 mijë euro, ndërsa është paraparë që të përfundojnë në afat prej 90 ditësh.