Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy hapësira të reja ekspozimi në shtëpinë-muze të maestros Vangjush Mio

Vangjush Mio

Në shtëpinë-muze të Vangjush Mios në Korçë do të hapen edhe dy hapësira të tjera për ekspozimin e më shumë veprave të tij, si dhe të sendeve personale.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve kam kënaqësinë të ndaj projektin për restaurimin e plotë të mysafiranes dhe shtëpisë-muze të piktorit Vangjush Mio, si dhe hapjen e dy hapësirave për ekspozimin e më shumë punëve të tij, si dhe të sendeve personale”, citohet të ketë thënë Koki.

Sipas tij, ky kompleks është unik në llojin e vet dhe nga më të rrallët në Korçë.

Banesa-muze e piktorit të popullit, Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Për vlerat etnografike që mbart dhe për faktin se aty lindi një nga piktorët më të shquar shqiptarë, kjo shtëpi është shpallur shtëpi-muze.

Gjatë karrierës 40-vjeçare, Vangjush Mio (3 mars 1891 – 30 dhjetor 1957) realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e së bijës, Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze të tij.