Ngjyrat e së ardhmes në videon paralajmëruese të “DokuFestit”

Ngjyrat e së ardhmes në videon paralajmëruese të “DokuFestit”

18 July 2017 10:31

Tetë sekondat e numërimit së prapthi përcillen me zhurmë të lehtë e imazh lëvizës, tamam sikur pamjet që hapnin filmat e vjetër para shumë vjetësh.

Në këtë formë nis edhe videoja e shkurtër e edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dallimi i vetëm është se ky numërim zakonisht fillonte nga numri tre, ndërsa në këtë video pesë sekondash numërimi ndalet te treshi.

Pas saj, dëgjohen ritme gati fisnore, me daulle e britma në sfond që i përcjellin pamjet e disa njerëzve duke bërtitur e që duket sikur janë pjesë e një proteste ku gjuajnë me gurë. Ato janë të turbullta.

Fotografia ngjason me atë që ndryshe njihet si “X-ray”, por që paraqitet me shumë ngjyra. Thëniet “Future is struggle” (E ardhmja është betejë) dhe “Struggle is beautiful” (Beteja është e bukur) më pas “The future is beautiful” (E ardhmja është e bukur) janë si paralajmërim për moton e sivjetme të “DokuFestit”, që është “E ardhmja”.

“E ardhmja është dashuria ime” dhe “E ardhmja nuk ka vdekur” janë mesazhet përcjellëse të temës së edicionit të XVI... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image
Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme