Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Eurovisioni përjashton Rusinë

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar se Rusia nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e këtij viti.

Bordi Ekzekutiv i EBU-së e mori vendimin pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së sotme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rekomandimi i Grupit të Referencës u mbështet gjithashtu nga Komiteti i Televizionit të EBU.

Vendimi pasqyron shqetësimin se, në dritën e krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e një pjesëmarrjeje ruse në konkursin e këtij viti do t'ia ulte reputacionin garës. 

Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t'u konsultuar gjerësisht me anëtarët e saj.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”, thuhet në njoftim.