Kulturë

“Rezistencë” për ikje nga e rëndomta dhe normalitet në tranzicion

Në një festival si “Flaka e Janarit” në Gjilan, i cili nisi rrugëtimin në vitin 1992, nuk mungon organizimi klasik dhe përsëritja e linjave të përvitshme. Ndërkaq pikërisht edicioni i sivjetmë në fushën e arteve pamore erdhi për ta dëshmuar të kundërtën me “Rezistencë” nga pesë artistë

Nuk i qëndruan besnik formës tradicionale të organizimit. Dolën përtej klasikes, e cila shpesh tingëllonte e mërzitshme. Ekspozita “Rezistencë”, me mediume e artistë të ndryshëm, sjell dinamikën e frymën e re. Bëhet pasqyrim i revoltës ndaj vetes përmes artit në festivalin “Flaka e Janarit”, njëra prej ngjarjeve më me traditë në Kosovë, që sivjet shënon edicionin e 31-të

Këtu e tri dekada më parë ishin ndezur flakadanët. Ato ishin simbol i mosnënshtrimit, revoltës ndaj pushtuesit dhe jehonës nëpërmjet kulturës e artit. Zjarri që ndizej në to ishte sinonim i rezistencës. Mirëpo, në periudhën e artit bashkëkohor ky sinonim mund të shihet në dimensione krejt të ndryshme.

Në një festival si “Flaka e Janarit”, i cili nisi rrugëtimin në vitin 1992 me nismën e promovimit të vlerave vendore e përkujtimit për figurat eminente të kombit, nuk mungon organizimi klasik dhe përsëritja e linjave të përvitshme. Ndërkaq pikërisht edicioni i sivjetmë në fushën e arteve pamore erdhi për ta dëshmuar të kundërtën.