Kulturë

Dua Lipa nominohet për dy çmime në “Brit Awards 2022”

Këngëtarja e njohur kosovaro-britanike, Dua Lipa, është e nominuar për dy çmime në "Brit Awards 2022". Ajo është në mesin e të nominuarve për çmimet “Song of the Year” me këngën “Cold Heart” me këngëtarin Elton John dhe në “Best pop/R&B”.

Fituesit do të shpallen në ceremoninë britanike në Londër më 8 shkurt 2022.

Vitin e kaluar, 26-vjeçarja kishte fituar çmimin si artistja më e mirë britanike dhe çmimin për albumin më të mirë.