Kulturë

“Los Angeles Times”: Të veja dhe të shtypura, gratë e “Zgjoi” në pavarësi të guximshme

Serioziteti dhe qëllimi në fytyrën e Fahrijes, zeshkanes me shikim të rreptë – që e njohim nëpërmjet “Zgjoit”, portretizimit të gjatë dhe fleksibil të regjisores nga Kosova, Blerta Basholli – vijnë drejtpërdrejt. Duket sikur ajo ka një mijë mendime në kokë, dhe për një periudhë të shkurtër gjersa debutimi Bashollit dhe fituesi në “Sundance” shpaloset, disa nga këto brenga të zymta dalin në pah. Cilado nga situatat, me shumë lehtësi do të destabilizonte një grua mesatare, por Fahrija – e cila portretizohet nga aktorja kosovare, Yllka Gashi – është, siç edhe shihet, një grua jo e zakontë.

“Zgjoi” zhvillohet disa vjet pas luftës në Kosovë, por mjaftueshëm afër sa për të qenë në zgjimin e vrullshëm të saj. Është i bazuar në një ngjarje të vërtetë me sfida feministe dhe shërimin që llogaritet si një nga rrëfimet më prekëse për të rimarrë veten pas konfliktit, që shkatërroi fshatin dhe masakra që u bë aty la shumë familje pa me të afërmit e tyre dhe dhimbja për të pagjeturit ende është aty.

Fahrija është një nga ato gratë që gjithmonë janë në pritje. Ne fillimisht shohim atë në një vend hetimi për varr masiv, duke kontrolluar thasët me mbetje mortore në një kamion të OKB-së për një trup, rroba, identifikim, në kërkim të një përgjigjeje përfundimtare në lidhje me fatin e bashkëshortit që u zhduk së ​​bashku me shumë njerëz nga fshati Krushë e Madhe. Në shtëpi ajo kujdeset për djalin, vajzën dhe vjehrrin e sëmurë (Çun Lajçi) dhe një varg kosheresh me bletësh që prodhojnë mjaltë, shitja e të cilit mezi mjafton për të qëndruar në këmbë.

Së shpejti kuptojmë se për gjeneratën e vjetër të burrave në fshatin e saj patriarkal, mungesa e burrit nuk vjen në shprehje kur bëhet fjalë për vendin që duhet të ketë një grua, e që është në shtëpi, e varur nga një burrë që në këtë situatë të rëndë, nuk ka gjasa të kthehet.

Në takimet e rregullta të një organizate për gra ku Fahrija ndihmon – gratë që kanë mbetur të veja janë të varura nga ndihmat që pakësohen – ajo dëgjon si kërcënim thashethemet që i pengojnë këta shpirtra të dëshpëruar dhe vajtues që madje të mos e marrin as patentën e shoferit, në mënyrë që të mund të përdorin një makinë të dhuruar dhe të fitojnë para për jetesë.

Fahrija arrin në një zgjidhje që do t'i vërë në punë të gjitha gratë e pikëlluara: të pjekin, qërojnë dhe të bëjnë ajvarin aq të njohur në rajon dhe ta shesin. S’është aq e lehtë për t’ia shitur një popullsie të goditur që nuk mund t’i shohë gratë si anëtare të barabarta të shoqërisë; është aroma e pavarësisë që krijon kjo ndërmarrje.

“Zgjoi” herë pas here është me kapërcime, por këtë e shkakton terri i ashpër i narratives së papastruar – sugjerimi muzikor i pavend. Ose fragmenti i sikletshëm i ëndrrës nuk e prish momentin social realist, i cili është në rastin më të mirë kur përqendrohet në thelb, se si të ecësh përpara është gjithashtu një përparim. Pengesat në tregimin e dramatizuar të Bashollit për iniciativën e një gruaje të vërtetë kosovare që ndryshon lojën, variojnë nga reagimi jopozitiv në shtëpi e deri te dhuna anonime. Një skenë e tentativës së sulmit është e tmerrshme sa i përket fatit të saj.

Por, në situata të vështira Basholli dhe kineasti Alexander Bloom, e mbajnë drejtimin – vendosmëria e pathyeshme e Gashit dhe vështrimi si me laser, si një burim energjie vetëgjeneruese – që është thelbi më i fortë i këtij imazhi frymëzues: “Përkundër të gjithave, ajo vazhdoi”.

Dhe kur shohim skena nga miqësia e grave – e lindur nga lufta, tragjedia e nevoja – dhe shohim ato duke punuar së bashku, gjersa flasin për jetën e tyre, madje edhe duke qeshur me vështirësitë e tyre, kuptojmë çelësin tjetër të “Zgjoi” – ​​që për këto gra, tragjedia e atij që mungon nuk duhet të përjashtojë adresimin e asaj që ka munguar gjithherë.

Marrë nga “Los Angeles Times”. Përktheu: Alberina Haxhijaj