Kulturë

Fond për valltarë e balerinë të lënduar, aktorët ankohen për diskriminim

“Buxheti i fondit do të shpenzohet vetëm për qëllim të shërimit dhe rikuperimit të lëndimeve sportive të sportistëve, balerinëve dhe valltarëve. Ky fond do të rimbursohet me buxhet nga Qeveria e Kosovës çdo vit...”, janë shpjegimet e Ministrisë së Kulturës (Foto: Driton Paçarada)

Sportistë, valltarë të “Shotës” a balerinë të Baletit Kombëtar të Kosovës që janë lënduar në lojë e skenë, do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare. Ministria e Kulturës tashmë e ka hapur thirrjen. Janë 50 mijë euro që janë vënë në dispozicion në atë që është quajtur “Fondi për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve Sportive/Valltarëve/Balerinëve”. Nuk përmenden aktorët e një gjë e tillë, sipas tyre, është diskriminuese dhe e pakuptimtë

Ministria e Kulturës ia ka mësyrë që me 50 mijë euro të ofrojë mbështetje për balerinët, valltarët e sportistët sa i përket rikuperimit të lëndimeve. Në kuadër të Pakos për ringjallje ekonomike, MKRS-ja ka bërë publike atë që e ka quajtur “Fondi për Shërimin dhe Rikuperimin e Lëndimeve Sportive/Valltarëve/Balerinëve”. Por askund nuk janë përmendur aktorët të cilët po ashtu zhvillojnë aktivitet fizik në skenë e as punonjësit teknikë të skenave të institucioneve kulturore. Përcaktimi i MKRS-së vetëm për sportistë, valltarë e balerinë është parë si diskriminues dhe janë paralajmëruar reagime.

Të enjten MKRS-ja ka hapur thirrje publike. Sipas institucionit më të lartë kulturor në vend, synimi kryesor i këtij fondi është që nëpërmjet përkrahjes financiare t’u mundësohet sportistëve, balerinëve dhe valltarëve t’i tejkalojnë sfidat dhe vështirësitë e karrierës së tyre nga lëndimet sportive që mund t’i pësojnë gjatë procesit stërvitor apo garues e performues.