Kulturë

“Skena e re” bashkon zërat e së ardhmes në muzikën serioze

“Skena e re” me sopranot Vanesa Krasniqi, Elona Sadiku, Urta Haziraj, Anita Kerhani të shoqëruara në piano nga Andi Duraku, ka qenë titulli i koncertit të dytë të “Prishtina International Vocal Festival” (Foto: Adi Beqiri)

“Skena e re” në kuadër të “Prishtina International Vocal Festival” ka bërë bashkë zërat e rinj që janë potenciali i së ardhmes në muzikën serioze. Nëpërmjet një programi ku janë interpretuar vepra të krijuesve botërorë si Verdi e Puccini, por edhe të atyre vendorë, studentët kanë shpalosur talentin e tyre në të mërkurën në kishën “Shën Ndou” në Prishtinë. Është dashur të prisnin 40 minuta për t’ia nisur koncertit shkaku i vonesës së kryeministrit Albin Kurti.

Por për rreth një orë sopranot Vanesa Krasniqi, Elona Sadiku, Urta Haziraj e Anita Kerhani të shoqëruara në piano nga Andi Duraku, për të pranishmit ambientin kishtar e kanë shndërruar në sallë koncertale.