Kulturë

Premiera e Baletit nxjerr në skenë edhe problemet, anulohet projekti i radhës

Teksa kanë folur me entuziazëm për premierën e dytë për sivjet, i janë kthyer edhe asaj që publiku rëndom s’e sheh në skenë: telashet deri te konkretizimi i projektit. Të mërkurën, në konferencën për media një ditë para premierës së “Tanzminiaturen dhe Tangata” me koreografi të Ricardo Fernandos (në mes) asistuar prej Christine Ceconellos (e dyta nga e majta), është dhënë edhe lajmi se premierë të tretë për sivjet nuk do të ketë. Për Baletin Kombëtar të Kosovës, problemet e njëjta me vite të tëra e kanë arritur kulmin

As dy muaj nuk kanë pasur kohë për të realizuar premierën. Me maska për shkak të masave për parandalimin për përhapjen e koronavirusit, në sallë pa ajrosje e pa ngrohje, balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë finalizuar provat për “Tanzminiaturen dhe Tangata”. Intensive ka qenë puna me koreografin brazilian Ricardo Fernando, që karrierën e vazhdoi në Evropë dhe me asistenten e tij po ashtu braziliane, Christine Ceconello.

 

Dy javë para se të dalin në skenë kanë marrë materialet për realizmin e shfaqjes. Provat intensive i kanë bërë në bodrum, në hapësirë pa ajrosje e në të ftohtë, siç ngjan tash e sa kohë. Besojnë se në art nuk ka limite, prandaj procedurat burokratike të Ministrisë së Kulturës kanë thënë se po ua rrezikojnë shfaqjet. Për t’i ikur dëmtimit të mundshëm të imazhit, Trupa e Baletit Kombëtar e Kosovës ka pezulluar premierën e tretë për këtë vit. Të fundit për sivjet do ta kenë të enjten. Për ta sjellë “Tanzminiaturen dhe Tangata” kanë bashkëpunuar me koreografin brazilian Ricardo Fernando

As dy muaj nuk kanë pasur kohë për të realizuar premierën. Me maska për shkak të masave për parandalimin për përhapjen e koronavirusit, në sallë pa ajrosje e pa ngrohje, balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë finalizuar provat për “Tanzminiaturen dhe Tangata”. Intensive ka qenë puna me koreografin brazilian Ricardo Fernando, që karrierën e vazhdoi në Evropë dhe me asistenten e tij po ashtu braziliane, Christine Ceconello.

Nga neoklasikja, balerinët do të kalojnë te bashkëkohorja, diçka që nuk është aspak e lehtë. Nuk kanë qenë të pakta as problemet që i kanë shoqëruar.