Kulturë

“DAM” në magjinë e skenave botërore me dyshen virtuoze Rudin e Kusnezow

Eleganca në lëvizje shkon krahas me saktësinë e harmoninë në lojë të mjeshtërve Fedor Rudin në violinë e Boris Kusnezow në piano. E gjithë kjo i ka dhënë mundësinë publikut në sallë që nga “Sonatina në D-Dur” e Franz Schubertit e deri te vepra e fundit të zhytet në harmoninë e tingujve (Foto: Arben Llapashtica)

Për herë të parë për publikun në Prishtinë, “DAM Festi” e ka sjellë Fedor Rudin, koncert-mjeshtër në Orkestrën e Operës Shtetërore të Vjenës dhe në Filharmoninë e Vjenës. Virtuoziteti i tij në violinë është plotësuar me lojën e pianistit të shumë çmimeve, Boris Kusnezow. Eleganca në lëvizje shkon krahas me saktësinë në lojë. E gjithë kjo i ka dhënë mundësinë publikut në sallë që nga “Sonatina në D-Dur” e Franz Schubertit e deri te vepra e fundit të zhyten në harmoninë e tingujve

Violina ishte instrumenti i parë me të cilin ishte marrë seriozisht kompozitori austriak Franz Schubert. Si nxënës e kishte pasur një ndjeshmëri të madhe ndaj këtij instrumenti. Kjo dashuri sikur fanitet në kompozimin e veprës së tij “Sonatina në D-Dur Op. 137/1” e kompozuar nga ai. Me tinguj vjenez të kësaj vepre, “DAM Festi” nisi mbrëmjen gala, duke ia kthyer publikut magjinë e koncerteve. Për këtë ka zgjedhur emra të dëshmuar të muzikës klasike.

Për herë të parë për publikun në Prishtinë e ka sjellë Fedor Rudin, koncert-mjeshtër në Orkestrën e Operës Shtetërore të Vjenës dhe në Filharmoninë e Vjenës. Virtuoziteti i tij në violinë është plotësuar me lojën e pianistit të shumë çmimeve, Boris Kusnezow. Eleganca në lëvizje shkon krahas me saktësinë në lojë. E gjithë kjo i ka dhënë mundësinë publikut në sallë që nga “Sonatina në D-Dur” e Franz Schubertit e deri te vepra e fundit të zhytet në harmoninë e tingujve. Në një asi loje kur vepra nis e mbaron natyrshëm, duke dëshmuar edhe komunikimin artistik të dyshes që për herë të parë ka ardhur në Prishtinë. Një atmosferë e tillë e koncertit i kishte munguar jo vetëm publikut, por edhe vetë violinistit dhe dirigjentit ruso-francez, Fedor Rudin.