Kulturë

Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan i kthehen lipsanet e shenjtorit

Lipsanet e shenjtorit Shën Gjon Vladimiri kanë qenë pjesë e fondit muzeor në Muzeun Kombëtar Historik dhe tash janë pjesë e Manastirit të Elbasanit, duke e kthyer këtë manastir në një atraksion më shumë për besimtarët dhe turistët
 

Mbetjet mortore të shenjtorit Gjon Vladimiri i janë kthyer Manastirit që është ngritur në shenjë nderimi për të. Kësisoj, Manastiri i Gjon Vladimirit në perëndim të Elbasanit është pasuruar me eksponate. Sipas një versioni të rrëfyer, objekti është ngritur mbi themelet e kishës së “Trinisë së Shenjtë”, e cila u shemb nga tërmeti.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka thënë se është bërë kthimi i eshtrave të Shën Gjon Vladimirit në Manastirin me të njëjtin emër.