Kulturë

Shtëpia muze që po tërheq vëmendjen e njerëzve të famshëm

Shtëpia njëkatëshe modeste me ngjyrë të bardhë, me një verandë të përparme të gjerë u përdor si qendër në filmin e vitit 1983, “The Outsiders”, bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të S.E. Hinton të vitit 1967
 

Këtë verë e vizitoi Leonardo DiCaprio. Më pas e vizitoi “Green Day”. Një muze i vogël në Tulsa të Oklahomas, kushtuar një filmi klasik dhe i drejtuar nga një artist, po tërheq emra të mëdhenj në Heartland.

“The Outsiders House Museum” u krijua nga Danny Boy O'Connor, ish-anëtar i grupit hip-hop, “House of Pain”. Ka qenë një punë dashurie për O’Connor, i cili e bleu shtëpinë disa vite më parë dhe e rinovoi atë.