Kulturë

“Vera andrron detin” në Venecie – mesazh universal, thirrje nga Kosova

Ekipi i filmit “Vera andrron detin”, para publikut, pas shfaqjes së premierës botërore në edicionit e 78-të të Festivalit të Filmit në Venecie, të mërkurën, më 8 shtator (Foto: QKK)

Ka një histori lokale, por universale është tema e filmit “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit, i cili të mërkurën u dha premierë botërore në Festivalin e Filmit në Venecie. Madhështore është përshkruar pritja që i është bërë në ngjarjen e madhe, por përtej kësaj ekipi i filmit ka pasur edhe një thirrje nga Kosova. Prej atje ka treguar se filmi vjen nga një vend i izoluar

Pak para orës 14:00 të së mërkurës janë hapur dyert e sallës “Darsena” në Venecie. Ky ka qenë sinjal se një premierë botërore do të fillonte pas pak. Hapësira ekuivalente me sallën më të njohur të Festivalit të Filmit në Venecie, atë “Grande”, ka qenë e rezervuar për filmin nga Kosova “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit. Me 1500 karrige në dispozicion, por në gjysmë kapaciteti për shkak të masave kundër pandemisë, “Vera andrron detin” ka ndezur për herë të parë ekranin për të nisur rrugëtimin e vet. Këtë e ka bërë në festivalin më të vjetër të filmit në botë. E në bazë të asaj që është rrëfyer nga ekipi, pritja që i është bërë filmit ka treguar se rrugëtimi i tij do të jetë i gjatë. Me gjithë konkurrencën e fortë në festivalin që nisi në fillim të këtij muaji, ekipi vazhdon të jetë shpresëplotë që do të kthehen me çmim. Sa për ftesa në festivale të tjera të rëndësishme, tashmë kjo është punë e kryer. Por në ngjarjen e madhe, ende para premierës, artistët e Kosovës kanë bërë edhe një thirrje: atë për liberalizim vizash.

Image
Pritja e ekipit në tapetin e kuq nga drejtori i Festivalit të Venecias, Alberto Barbera (Foto: FB)