Kulturë

Moskoordinimi institucional bën që shteti të ndërhyjë jashtëligjshëm në Kalanë e Veletinit

Fakti se është një nga 23 monumentet që shteti ua ka dhënë statusin më të lartë ligjor – mbrojtjen e përhershme – nuk ka luajtur rol që aty të nisin punë që bien në kundërshtim me ligjin. Bile, janë institucionet e shtetit ato që e kanë sjellë situatën në këtë nivel: ta rrezikojnë monumentin dhe të krijojnë precedent për raste të tjera

Puna me mjete të rënda në Kalanë e Veletinit ka nisur pa përfillur Ligjin për trashëgimi kulturore. Për këtë arsye, punimet edhe janë ndërprerë në mesditën e së premtes. Profesionistët e trashëgimisë kulturore këtë rast e shohin si shumë të rrezikshëm, përderisa vetë shteti ka vepruar në kundërshtim me ligjet që përcaktojnë mënyrën e ndërhyrjeve në monumente

Blloqe betoni e zhavorr janë transportuar në majë të Kalasë së Veletinit. Lokaliteti arkeologjik që daton qysh në parahistori është kthyer në vendpunishte. Fakti se është një nga 23 monumentet që shteti ua ka dhënë statusin më të lartë ligjor – mbrojtjen e përhershme – nuk ka luajtur rol që aty të nisin punë që bien në kundërshtim me ligjin. Bile, janë institucionet e shtetit ato që e kanë sjellë situatën në këtë nivel: të rrezikojnë monumentin dhe të krijojnë precedent për raste të tjera.

Kalaja e Veletinit gjendet veç 13 kilometra larg Prishtinës. Një “gjysmë leje” nga një institucion që nuk ka kompetenca për atë lokalitet arkeologjik ka bërë që të nisin punime pa autorizim dhe pa mbikëqyrje. Por, të premten, punimet janë ndërprerë.