Kulturë

Animacioni – mjet që duhet përfshirë në sistemin arsimor

Të mërkurën Krenare Lleshi, menaxhere e projekteve në organizatën zvicerane “Caritas”, dhe Shkëlqim Berisha, hulumtues në organizatën “Etea”, kanë shpalosur pikëpamjet e tyre për animacionin si mundësi e një prej formave të edukimit të fëmijëve dhe të rinjve

Lidhja e fëmijëve me animacionin dhe ndikimi që ka ky art në formimin e tyre, duhet të përdoret jo vetëm në rrethana joformale. Sipas atyre që merren me sistemin shkollor, animacioni duhet të jetë pjesë integrale e edukimit formal. Në përfundime të tilla kanë ardhur folësit e panelit “Animacioni për të ardhmen” në kuadër të këtij edicioni të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar” në Pejë. E një film si “Kill it and Leave this town” zhvendoset në një botë heronjsh letrarë dhe idhujsh të animacioneve të fëmijërisë

Shumica e fëmijëve kanë heronjtë e tyre nga filmat vizatimorë. Pos që i përmendin shpesh, heroi i tyre mund të ndikojë edhe në karakterin që ndërtojnë. Ndodh që edhe për veprimet që bëjnë, t’u shkojë mendja se si do të vepronte heroi i tyre në atë rast.

Por lidhja e fëmijëve me animacionet dhe ndikimi që ka ky art në formimin e tyre, duhet të përdoret jo vetëm në rrethana joformale. Sipas atyre që merren me sistemin shkollor, animacioni duhet të jetë pjesë integrale e edukimit formal. Në përfundime të tilla kanë ardhur folësit e panelit “Animacioni për të ardhmen” në kuadër të këtij edicioni të festivalit ndërkombëtar të animacionit “Anibar” në Pejë.