Kulturë

Besnik Mustafaj merr çmimin e “Buzukut” për roman

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Me mbi 700 tituj nga letërsia shqiptare dhe ajo e huaj, shtëpia botuese “Buzuku” ka shënuar 30-vjetorin e saj të themelimit. Si nismë e filluar në vitin 1990, dashamirë të librit e letërsisë e kanë vlerësuar atë si shtëpinë e parë që nxori në dritë shkrimtarë të ndaluar në Shqipëri, si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Kasem Trebeshina e të tjerë.

Duke e kremtuar këtë vit jubilar, në mjediset e hotel “Opera” në kryeqytet, “Buzuku” ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit për roman.